Tirane mbyllen 9 lokale te tjera nate shkak zhurmat e shkaktuara

Tirane, mbyllen 9 lokale te tjera nate, shkak zhurmat e shkaktuara

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, ka vijuar aksionin në Tiranë, duke mbyllur 9 lokale nate të cilët nuk kanë dokumentacionin përkatës, lidhur me zhurmat që shkaktojnë.

Kështu gjatë kontrollit të ushtruar, në kryeqytet, aksioni i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, konkludoi me mbylljen e 9 lokaleve të tjera të natës, kryesisht të muzikës tallave, për mungesë dokumentacioni dhe mos plotësim të kushteve të sigurisë.

Edhe javën e kaluar, një tjetër aksion i tillë çoi në mbylljen e 19 lokaleve të tjera të natës. Këto masa vijnë pas një urdhër kontrolli të ISHM dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës Ardian Çipa ku është kërkuar masa emergjente për shmangien e rasteve të ngjashme si në lokalin Ante Grand ku humbën jetën 4 persona.

Në bazë të komunikatës së Inspektoratit të Mjedisit, lokalet e mbyllura janë ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, të cilat megjithatë nuk kishin leje mjedisore për zhurmën akustike që shkaktonin.

Këto lokale sipas policisë së Tiranës prej kohësh ishin kthyer në shqetësim për qytetarët për shkak të zhurmave dhe problemeve që krijoheshin me konflikte ndërmjet klientëve.

Lokalet e mbyllura gjatë aksionit të ISHM:

Club Buterfly
Club Mexico
Club Candy Strep
Maria Bonita
Club Amsterdam
Muzike Live Valentino
Muzik Live Zio Nino
Club Ferrari
Tallava Lili


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama