Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë deklaroi dje zyrtarisht se, bazuar në kërkesën e subjektit Partia Socialiste kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e zhvillimit normal të tubimit dhe për sigurimin e rendit e qetësisë publike. “Pas grumbullimit para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, grupe demonstruesish, në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës, goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike”, - deklaroi policia.
Sipas saj, grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe gurë, por siç vihet re nga pamjet filmike të mediave, ata nuk kanë tentuar të kalojnë oborrin e Kryeministrisë. “Gjatë gjithë kësaj kohe, punonjësit e policisë, kanë ruajtur gjakftohtësinë dhe kanë vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit, duke iu shmangur çdo provokimi të bërë”, - pretendoi policia kryeqytetase. Ndërkaq, Drejtoria e Policisë së Tiranës, ndryshe nga Drejtoria e Përgjithshme, ka publikuar një numër tjetër të policëve të plagosur, shumë më të lartë sesa u deklaruan dje. Kështu, shefja e seksionit të marrëdhënieve me publikun, Alma Katragjini, tha se gjatë demonstratës, tre persona kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që janë plagosur 42 punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Qendror Ushtarak dhe në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, po sipas saj, 65 punonjës të tjerë policie janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor në terren.
“Për hetimin e të gjitha shkeljeve ligjore në këtë demonstratë, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur një grup i posaçëm prokurorësh, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë kriminalistë, mjekoligjorë, oficerë të Krimeve të Rënda, me qëllim zbardhjen tërësisht të rrethanave të vrasjes së tre shtetasve pjesëmarrës në demonstratë si dhe kryerjen apo delegimin e të gjitha veprimeve procedurale”, - shpjegoi policia kryeqytetase. 113 të arrestuarit janë akuzuar për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe shkatërrim të pronës, ndërkohë që mes tyre janë edhe dy femra. “Arrestimi u realizua, sepse rreth orës 17.00 të 21 janarit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri–tjetrin, gjatë zhvillimit të demonstratës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur punonjësit e policisë si dhe kanë shkatërruar e djegur një sërë automjetesh të parkuara aty pranë”, - deklaroi Drejtoria e Policisë së Tiranës. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme ndaj tyre. Gjithashtu, nga prokuroria do të shikohet nëse arrestimet kanë qenë të ligjshme, pasi ka dyshime që policia është palë në këtë konflikt.
Lista e të arrestuarve
1. Lavdim Ismet Balla, 20 vjeç, pas kontrollit personal të ushtruar i është gjetur një krehës me fishekë, ndaj tij përveç sa sipër rëndon edhe akuza për “Mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.
2. Besmir Mero Gjini, 25 vjeç, banues në Shkozë Tiranë.
3. Edmir Feta Koka, 28 vjeç, banues në Babrru Tiranë.
4. Indrit Bedri Liko, 21 vjeç, banues në Elbasan.
5. Rezart Abaz Zemini, 24 vjeç, banues në Laprakë Tiranë.
6. Alfred Bashkim Likrama , 21 vejc, banues në Elbasan.
7. K.F, 16 vjeç, banues në Tiranë.
8. A.M, 17 vjeç, banues në Tiranë.
9. S. R, 16 vjeç, banues në Tiranë.
10. Fatbardh Bedri Hidri, 19 vjeç, banuese në Tiranë.
11. Besnik Gjin Biba, 23 vjeç, banues në Tiranë.
12. Erjon Arif Starova, 26 vjeç, banues në Elbasan.
13. Blerim Fatmir Bedeli, 18 vjeç, banues në Elbasan.
14. Fredi Ahmet Korra, 18 vjeç, banues në Elbasan.
15. Sahim Mytarf Beja 36 vjeç, banues në Durrës.
16. Marash Prel Marashi, 25 vjeç, banues në Laç.
17. Franc Rudolf Alimi, 19 vjeç, banues në Tiranë.
18. Jetmir Lutfi Dani, 22 vjeç, banues në Lezhë.
19. Brahim Agush Shimbliko, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
20. Olsi Fatmir Peshtanaku, 25 vjeç, banues në Tiranë.
21. Ledjon Agron Muharremi, 21 vjeç, banues në Përmet.
22. Armando Hiqmet Qopani, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.
23. Eltis Nuredin Buzra, 18 vjeç, banues në Tiranë.
24. Markelian Xhelil Saliko, 20 vjeç, banues në Përmet.
25. Lindita Sherif Balavia, 34 vjeç, banuese në Tiranë.
26. Fjordi Subi Skuka, 27 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë vjedhje.
27. Krishtjan Tonin Kolgjokaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.
28. Bruno Besim Osmani, 21 vjeç, banues në Tiranë.
29. Vullnet Halit Bullari, 28 vjeç, banues në Elbasan.
30. Ardit Jasim Sadiku, 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar për “Kanosje me armë”.
31. Indrit Kujtim Shahini, 24 vjeç, banues në Lezhë.
32. Fiqiri Isuf Xibri, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
33. Gjergj Nikoll Gjinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë.
34. Valter Pajtim Beqiraj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.
35. Sejzi Mysterald Hoxha, 46 vjeç, banues në Tiranë.
36. Erald naim Bruçi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
37. Erdi Isuf Hoxha, 18 vjeç, banues në Tiranë.
38. Julian Skënder Sulaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.
39. Ermal Mark Gjoni, 22 vjeç, banues në Tiranë.
40. Shyqyri Xhemal Koçi, 21 vjeç, banues në Tiranë.
41. Eldison Bashkim Merkaj, 18 vjeç, banuese në Fier.
42. Gëzim Halit Mezha, 45 vjeç , banues në Durrës.
43. Albion Bilbil Brahimllari, 26 vjeç, banues në Korçë.
44. Elgisart Fatmir Bedeli, 18 vjeç, banues në Elbasan.
45. Marsel Shaban Mema, 30 vjeç, banues në Korçë.
46. Mehmet Fatmir Bytyçi, 18 vjeç, banues në Has.
47. Merind Skënder Dulollari, 23 vjeç, banues në Tiranë.
48. Liri Gjergj Gaxulli, 33 vjeç, banues në Tiranë.
49. Mihallaq Ilia Shkurti, 21 vjeç, banues në Vlorë.
50. Arben Kol Medha, 36 vjeç, banues në Tiranë.
51. Viktor Bajram Malasi, 41 vjeç, banues në Fier.
52. Dervish Muharrem Dervishi, 44 vjeç, banues në Tiranë.
53. Erjon Siri Meça, 31 vjeç, banues në Tiranë.
54. Meriman Ethem Lamollari, 26 vjeç, banues në Tiranë.
55. Ilirjan Ristan Ndrecka, 31 vjeç, banues në Elbasan.
56. Eduart Turabi Dema, 36 vjeç, banuese në Tiranë.
57. Brono Hasan Arapi, 26 vjeç, banues në Durrës.
58. Klajdi Vladimir Qirko, 22 vjeç, banues në Tiranë
59. Arben Bajram Nuzi, 23 vjeç, banues në Tiranë.
60. Ilirjan Zydi Cërriku, 22 vjeç, banues në Elbasan.
61. Behar Nazmi Elhasa,18 vjeç, banues në Tirane.
62. R.K, 16 vjeç, banues në Tiranë.
63. Gentian Qazim Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë.
64. Diamant Fatmir Shehu, 21 vjeç, banues në Elbasan.
65. Fatjon Tahir Sadushi, 24 vjeç, banues në Elbasan.
66. Arif Ferat Azuni, 22 vjeç, banues në Durrës.
67. Tomorr Zyber Barmeta, 38 vjeç, banues në Tiranë.
68. Behar Ismet Gega, 27 vjeç, banues në Tiranë.
69. Ded Gjon Bushpreni, 26 vjeç, banues në Tiranë.
70. Azem Isen Ukaj, 24 vjeç, banues në Tiranë.
71. Azem Rasim Dani, 42 vjeç, banues në Tiranë.
72. Xhuljan Simon Topalli, 18 vjeç, banues në Tiranë.
73. L.D, 16 vjeç, banues në Tiranë.
74. Florjan Flamur Meta, 18 vejc, banues në Tiranë.
75. Skënder Nuri Ismaili, 20 vjeç, banues në Tiranë.
76. Hysni Mehmet Kurti, 21 vjeç, banues në Burrel.
77. Erjon Agim Gjyla, 22 vjeç, banues në Tiranë.
78. Berti Përparim Mema, 20 vjeç, banues në Korçë.
79. Xhuljan Tom Qypi, 38 vjeç, banues në Fush Krujë.
80. Skënder Qatip Lahi, 42 vjeç, banues në Tiranë.
81. Elvis Islam Partalli, 21 vjeç, banues në Tiranë.
82. Arben Petrit Kaçorri, 38 vjeç, banues në Tepelenë.
83. Gentjan Bashkim Luga, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
84. Fatjon Abdulla Hoxha, 25 vjeç, banues në Tiranë.
85. Jetmir Refik Katreli, 22 vjeç, banues në Librazhd.
86. Alban Nazmi Elhasa, 22 vjeç, banues në Tiranë.
87. Bardhi Enver Allaraj, 26 vjeç, banues në Tiranë.
88. Erjon Kapllan Dedja, 24 vjeç, banues në Librazhd.
89. Ali Abaz Kordha, 56 vjeç, banues në Tiranë.
90. Flamur Kol Meta, 31 vjeç, banues në Tiranë.
91. Elton Vaid Pilinci, 21 vjeç, banues në Tiranë.
92. Erlando Skënder Nurka, 21 vjeç, banues në Korçë.
93. Orgest Ramadan Qollaku, 28 vjeç, banues në Tiranë.
94. Aldi Sandi Lleshi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
95. Romeo Avni Shahini, 20 vjeç, banues në Tiranë.
96. Armand Prek Çarku, 21 vjeç, banues në Shkodër.
97. Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër.
98. Arban Pjetër Murçaj, 33 vjeç, banues në Shkodër.
99. Taulant Riza Buri, 44 vjeç, banues në Shkodër.
100. Paulin Ndrec Cubi, 25 vjeç, banues në Elbasan.
101. Dorjan Skënder Zhari, 28 vjeç, banues në Librazhd.
102. Gazmend Myzafer Selim, 25 vjeç, banues në Shkodër.
103. Taulant Shefki Mema, 21 vjeç, banues në Librazhd.
104. Pashk Fran Curi, 47 vjeç, banuese në Lezhë.
105. Ardit Rexhep Blloshmi, 25 vjeç, banues në Librazhd.
106. Jak Pal Margjoni, 53 vjeç, banues në Lezhë.
107. Igirs Vangji Vangjeli, 21 vjeç, banues në Librazhd.
108. Agron Lutfi Ozuni, 39 vjeç, banues në Prenjas.
109. Fatbardh Rexhep Shata, 21 vjeç, banues në Librazhd.
110. Medis Selman Dosti, 19 vjeç, banuese në Tiranë.
111. Dritan Qazim Gjeçi, 46 vjeç, banues në Burrel.
112. Marius Shefki Golemi, 21 vjeç, banues në Librazhd.
113. Gëzim Rushit Koca, 39 vjeç, banues në Burrel.











