Tirane Nje gjerman tenton te shuaje zjarrin e dhunojne

Tirane: Nje gjerman tenton te shuaje zjarrin, e dhunojne

Një shtetas gjerman, të cilit mesa duket i dhimbset ambienti në Tiranë më shumë se shqiptarëve, tentoi të shuajë një zjarr, për u dhunua barbarisht nga gjashtë persona.

Viktima është Gregor Mahr, 35 vjeç.

Ai kishte pikasur zjarrin pranë barakave të komunitetit rom tek Liqeni Artificial.

Për shkak se zjarri iu ishte vënë materialeve plastike që do ndotnin ajrin, gjermani tentoi ta shuajë, por përfundoi i dhunuar.

Ai u godit me mjete të forta nga anëtarë të komunitetit rom dhe pëfundoi në spital.

Por jo vetëm kaq, Mahr është ankuar edhe për trajtimin në QSUT.

“Nuk mora mjekimin e duhur ndaj shkova në një spital privat”.

“Djegia e plehrave plastike është një problem. E kemi denoncuar por nuk kemi marrë një përgjigje”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama