Tirana pa drita deri ne oren 1600

Tirana pa drita deri ne oren 16:00

Disa zona të Tiranës do të jenë pa energji elektrike gjatë ditës së sotme, deri në orën 16.00. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për zëvendësimin e transformatorit në n/stacionin e Kasharit do të ketë mungesë energjie në Yzberisht, Pallatet në Fushën “Misto Mame”, Yzberisht, Top Channel, Pallatet “Giron”, “Lin Konstration”, Kashar, Kamëz, Bashkia Kamëz, Valiasi i Ri, Frutikultura.

 

Kufizime të energjisë do të ketë dhe në zonën e Zogut të Zi, ku grupet e OSHEE do të rinisin sot punimet për zhvendosjen e shtyllës elektrike nga trotuari në rrugën “Don Bosco”. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për arsye sigurie do të stakohet energjia në disa fidra nga ora 12:00-16:00. Për pasojë nuk do të kenë energji elektrike disa zona si: “Zogu i Zi”, “Fusha e Aviacionit”, Lapraka.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama