Tirana lexon paraprin Festivalin Nderkombetar te Letersise TILF 2015

TIRANË, 14 / Tetor / ATSH / - "Tirana lexon" është aktiviteti i nje leximi maratonë, i cili i paraprin çeljes së Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë II "Literature in Transit" një projekt i IDMC(Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë), qe do te mbahet më 29 Tetor nga ora 8:00 deri në oren 17:00 te pasdites.

Në ambiente si, "Woodstok", "Tirana Times", "Ejona", "Zenit", "E7E", "Friends Book House", dhe "Hemingway", në kuadrin e Festivalit me mbështetetjen e Ministrise se Kulturës, Fondacionit Allianzkulturstiftung dhe disa partnerëve të tjerë, të gjithë miqte e librit dhe qytetarët e të gjitha moshave, do të lexojnë përgjatë 9 orëve tekste letrare (prozë dhe poezi) me tema kyçe, si "tranzit", "tranzicion", "emigracion", "transformim" etj.

Aktiviteti, "Tirana Lexon", i cili do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ka qëllim promovimin e kulturës së leximit sidomos për brezat e rinj, dhe krijimin e lidhjeve midis tyre dhe librit.

Në hapjen e Panairit të librit në Prishtinë, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përshëndeti iniciativën e Komunës së Prishtinës, "Prishtina lexon", duke i ftuar të gjithë të mos kemi vetëm një "Prishtina lexon" apo "Tirana lexon" por edhe "Shqiptarët lexojnë".

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë TILF 2015 projekti i IDMC, që do të çelet në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në 29 tetor ora 18:00, përgjatë 3 ditëve(29 deri 31 tetor), do të sjellë ne12 aktivitete emra të njohur artistësh nga vendi dhe bota si Andrei Nikolaidis (Mali i Zil), Ben Blushi (Shqipëri), Vladimir Arsenijevic (Serbi), Artë Arifi (Kosova), Slavenka Drakulic (Kroacia), Kim Mehmeti (Maqedoni), Arben Dedja (Shqipëri) etj, te cilet do të prezantojnë dhe lexojnë për publikun pjesë nga veprat e tyre.

/k.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama