Tirana del nga borxhi paralajmeroi tensionin partiak

Tirana 'del nga borxhi', paralajmeroi tensionin partiak

Tirana zyrtare ka paralajmëruar situatën e tensionuar midis partive shqiptare në Parlamentin maqedonas. Deputetët e PDSH-së dhe BDI-së u përleshën deri në grushte në Komisionin për Buxhetin. Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi sulmoi deputetin e BDI-së, Rexhail Ismaili, i cili përfundoi në spital. U desh kohë dhe përpjekje për t’i ndarë deputetët e nervozuar.

Tensioni filloi pasi deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi replikoi me deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi. Gjatë fjalës së tij, ai përdori edhe retorikë fyese. Ibrahimi në një moment, hodhi stilolapsin drejt deputetëve Talat Xhaferi dhe Rexhail Ismaili. Pastaj, kërceu nga foltorja me vrap duke iu drejtuar dy deputetëve të BDI-së, për të sulmuar me grushte deputetin, Rexhail Ismaili.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama