Tifozja e Belgjikes fiton nje kontrate me LOreal se u fotografua gjate Kupes se Botes

Tifozja e Belgjikes fiton nje kontrate me 'L'Oreal' se u fotografua gjate Kupes se Botes

Një tifoze ‘seksi’ e Belgjikë, e cila u fotografua gjatë Kupës së Botës fitoi një kontratë me kompaninë e kozmetikës L’Oreal. 17-vjeçarja Axelle Despiegelaere tërhoqi vëmendjen e mediave pasi u fotografua mjaft e qeshur teksa bënte tifozllëk për skuadrën e saj të zemrës, Belgjikën në sfidën ndaj Rusisë.

Në foton që ndikoi më së shumti në lidhjen e kontratës bukuroshja shfaqet me ngjyrat e flamurit belg, të zezë, të kuqe dhe të verdhë, ndërsa mban në kokë një palë brirë. Fotoja u bë shumë shpejt virale duke zënë faqet e para të gazetave sportive ditën tjetër çka bëri që 17-vjeçares t’i hapej një derë e sigurt në karrierën e saj. Ky është fat!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama