This is not a Palm Tree/ Shqiperi-Kosove ekspozite te perbashket ne Berlin

TIRANË, 6 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu - / "This is not a Palm Tree" është titulluar ekspozita në grup e 18 artistëve nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët pasi kanë rrugëtuar drejt Gjermanisë, gjatë ditës së nesërme do ta çelin ekspozitën në "Neurotitan Gallery" në Berlin ora 19:00.

Në emrin e Artit bashkohor dhe për herën e parë, Alban Muja, Artan Hajrullahu, Atdhe Mulla, Dren Maliqi, Driant Zeneli, Endri Dani, Enkelejd Zonja, grupi "Haveit", Ilir Kaso, Jakup Ferri, Jeton Muja, Koja , Ledia Kostandini, Majlinda Hoxha, Olson Lamaj, Remijon Pronja dhe Silva Agostini nën drejtimin e kuratores së ekspozitës Annika Hirsekorn, do të prezantojnë punimet e tyre nëpërmjet mediumeve të ndryshëm.

Koncepti kuratorial i kësaj ekspozite ka mbledhur bashkë veprat e artistëve të cilët do ti prezantojnë ato nëpërmjet rrëfimeve artistike për identitetin, tranzicionin si dhe kujtesën kolektive.

Ekspozita do të shoqërohet edhe me disa programe diskutimi të artistëve në panele gjatë prezantimi të veprës së tyre.

7 Nëntor, Neurotitan Gallery, Berlin, ora 19:00

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama