Therret Messi dhe shpeton nga rrembyesit nigeriane

Therret 'Messi' dhe shpeton nga rrembyesit nigeriane

Një inxhinier 28-vjeçar është mbajtur peng për tre ditë në perëndim të Afrikës dhe është shprehur se Lionel Messi i ka shpëtuar jetën.

I riu argjentinas ishte marrë peng nga disa terroristë nigerianë, të cilët flisnin shumë pak anglisht, por ka shpëtuar vetëm kur ka thënë “Messi Messi Messi”.

Santiago Lopez Menendez, u rrëmbye në fillim të kësaj jave dhe është rrahur rëndë nga rrëmbyesit, të cilët mendon se ai është nga Amerika e Veriut. Menendez tregon se si është munduar që t’u thotë rrëmbyesve të tij se ai është nga Argjentina, derisa ka thirrur “Messi”, dhe ai është lënë i lirë.

28-vjeçari u la i lirë nga terroristët nigerianë pas tre ditësh dhe ndodhet në Ambasadën e Argjentinës në Nigeri. “Do ia di gjithmonë për nder Mesit pasi duke thirrur emrin e tij, unë tani jam gjallë”, është shprehur për mediat vendase Menendez.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama