Thellohet akoma me shume sherri mes kishave ortodokse ne Ballkan

Thellohet akoma me shume sherri mes kishave ortodokse ne Ballkan

Vendimi i Kishës Ortodokse Serbe për të “gjykuar” kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase si secesionist, ka shuar shpresat se do ketë një fund të mosmarrëveshjeve mes dy kishave. Sipas BIRN, Kisha Ortodokse Serbe ka vendosur që të nxjerrë kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase përpara një gjykate kishtare në Serbi. Sinodi i Shenjtë thotë se kryepeshkopi Stefan ka shkelur ligjet kishtare, të njohura si kanone. Kisha Ortodokse Maqedonase u nda në mënyrë të njëanshme nga Kisha Ortodokse Serbe gjatë periudhës së komunizmit në Jugosllavi. Kisha Serbe pretendon gjithmonë se kjo ka qenë një lëvizje politike dhe nuk duhet njohur.

Në fakt ata janë mbështetur nga bota ortodokse dhe Kisha Maqedonase mbetet e panjohur nga ndonjë kishë tjetër ortodokse. Një zëdhënës i Kishës Maqedonase tha se “gjyqi” nuk ka asnjë vlerë në Maqedoni, pas vendimet e tij nuk njihen në këtë vend. Në tetor të vitit 2012, presidenti serb, Nikoliç, u ofrua që të ishte ndërmjetës për të gjetur një zgjidhje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama