The Simpsons ngrene flamurin shqiptar

'The Simpsons' ngrene flamurin shqiptar

Flamuri shqiptar është valëvitur edhe te seriali komik i animuar, “The Simpsons”. Ai është një ndër serialet më të shikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm. Edhe në Shqipëri ka fansat e tij që e preferojnë shumë. E si për t’i kënaqur këta të fundit,  në pjesën e 12-të të sezonit 21, "The Simpson”  i ka kushtuar vend edhe Shqipërisë gjatë minutës së 10-të.

Një delagacion olimpik shqiptar me veshje tipike shqiptare që mban në dorë flamurin kuq e zi, paraqitet duke bërë paradë.  Nga pamjet kuptohet që skenaristi i serialit është njohës i kulturës shqiptare, sepse në veshjen e personazheve nuk ka gabuar dhe u ka vendosur edhe nga një plis në kokë personazheve që përfaqësojnë delegacionin shqiptar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama