The Hunger Games Mockingjay Part 2 / Premiere ne Kinema Millennium

TIRANË, 18 Nëntor / ATSH / - Java në kinema Millennium sjell premierë pjesën e dytë dhe finale të sagës "Hunger Games" që fillon projeksionet me 19 nëntor. Është "The Hunger Games: Mockingjay - Part 2" një film epik triller dhe fantashkencë drejtuar nga regjisori i njohur Francis Lawrence me një skenar të shkruar nga Peter Craig dhe Danny Strong.

Është pjesa e dytë e filmit të bazuar në romanin "Mockingjay" pjesa finale e bestsellërit "The Hunger Games" me autore Suzanne Collins.

Filmi është gjithashtu i katërti dhe i fundit në sagën [The Hunger Games[ prodhuar nga Nina Jacobson dhe Jon Kilik shpërndarë nga studio Lionsgate.

Filmi sjell historinë e Katniss Everdeen, e cila së bashku me miqtë e saj më të ngushtë përfshirë këtu Peeta, Gale dhe Finnick nisen për misionin e tyre të fundit. Së bashku lënë distriktin 13 për të cliruar njerëzit nga President Snow i cili është i fiksuar që të shkatërrojë gjithcka

Në film luajnë shumë aktorë të njohur si Jennifer Lawrence, Josh Hutcherson, Liam Hemsworth, Woody Harrelson, Elizabeth Banks, Julianne Moore, Sam Claflin, Jena Malone, Philip Seymour Hoffman dhe Donald Sutherland.

Gjatë projeksioneve speciale filmi ka marrë kritika shumë pozitive nga media e kinemasë dhe pritshmëria për të arritur majën e klasifikimit të arkëtimeve për fundjavën e parë është e lartë.

"The Hunger Games: Mockingjay - Part 2" është planifikuar që të shfaqet në kinematë amerikane më 20 nëntor 2015, në 2D dhe në IMAX, Ndërkohë prremiera e Los Angeles më 17 nëntor është prekur po aq sa edhe shumë aktivitete të tjera artistike pas sulmeve terroriste në Paris.

Kështu studio Lionsgate nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur anullimin e intervistave në tapetin e kuq të premierës në nder të viktimave të javës së kaluar.

Pjesa e parë e filmit "The Hunger Games: Mockingjay - Part 1" është shfaqur premierë më 21 nëntor 2014.

Sinopsi

Ndërsa lufta e Panem përshkallëzon me shkatërrimin e distrikteve të tjera të Capitol, Katniss Everdeen, lider e rebelëve, duhet të bashkojë një ushtri kundër Presidentit Snow.

Skeda e filmit

Titulli: The Hunger Games: Mockingjay - Part 2

Regjia: Francis Lawrence

Skenari: Peter Craig, Danny Strong

Aktorë: Jennifer Lawrence, Josh Hutcherson, Liam Hemsworth, Julianne Moore, Philip Seymour Hoffman

Kohëzgjatja: 137 minuta

Gjinia: Aventurë, fantashkencë

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama