Projektet
Kryeministri Berisha dhe ai i Kosoves, Hashim Thaci, deklaruan dje se nje nga projektet me te rendesishme qe lidhte dy vendet ishte edhe ai i rruges Durres-Kukes. Kryeministri kosovar informoi gjate konferences per shtyp se se shpejti ne Kosove do te filloje ndertimi i Vernice-Merdare, i cili eshte segment plotesues i Durres-Kukes. "Kjo do t'i afroje te dy kryeqytetet tona dhe qytetaret tane, ne levizjen e lire te njerezve, ne ekonomi, zhvillimin e biznesit, modernizimin, turizmin, madje dhe per emancipim", theksoi Kryeministri Thaci. Njeheresh, teme e bisedes ka qene dhe bashkepunimi mes dy vendeve ne fushen e energjise. Sipas Berishes, qeveria shqiptare pritet te jete aksionere ne termocentralin gjigant, qe po ndertohet ne shtetin fqinje, "Kosova C". Por Berisha theksoi se po shqyrtohet mundesia e nje burimi te ri energjetik te perbashket, me modest, ne perputhje me mundesite tona buxhetore deri ne 500 megavat, i cili u jep pergjigje disa nevojave aktuale te ngutshme energjetike te te dy vendeve.
Krimi
Te dy Kryeministrat, Berisha e Thaci, theksuan se do t'i kushtonin nje vemendje shume te madhe bashkepunimit dypalesh ne luften kunder kriminalitetit. Duke theksuar faktin se ne kete lufte te veshtire duhej bashkepunim, Berisha dhe Thaci deklaruan se do te kishin tolerance zero ndaj krimit te organizuar. Nga ana tjeter, kreu i qeverise kosovare, Hashim Thaci, theksoi se qeveria e drejtuar prej tij do te kryente edhe nje lufte te ashper kunder fenomenit te korrupsionit, nje fenomen ky i rrezikshem per te gjithe shoqerine. Kosova aktualisht eshte njohur nga 43 shtete te Kombeve te Bashkuara. Keshtu ajo eshte njohur si e pavarur nga 2/3 te vendeve anetare te BE-se, nga 7 vende te G8-s dhe 2/3 vendeve anetare te NATO-s.
Kuvendi
Per Kryeministrin Thaci, Kosova ka te njejtin synim si Shqiperia, integrimin ne BE dhe NATO. "E ardhmja jone e sigurt nen catine e perbashket te integrimit evropian dhe ne NATO", tha Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate fjales se tij, te mbajtur dje ne Kuvendin e Shqiperise. Ai vuri ne dukje historine e dhimbshme te shqiptareve te Kosoves qe u kurorezua me pavaresine e ketij vendi, ndihmesen e madhe qe ka dhene populli dhe shteti shqiptar per Kosoven. "U linda, u rrita me dashurine per Shqiperine, ashtu sikunder dhe djali im qe cdo vit vjen ne Shqiperi. Ne '97, ne ishim ne lufte dhe ju na hapet vatrat tuaja, kur dhe ju ishit ne lufte. Nuk do ta harrojme kurre", tha Thaci, duke falenderuar keshtu ne emer te popullit kosovar, ate shqiptar, nderkohe qe eshte duartrokitur gjate nga Kuvendi. Kryetari i qeverise se Kosoves permendi sakrificat qe po ben aktualisht Kosova pas shpalljes se pavaresise. "Kemi siguruar njohjen nga 43 shtete dhe presim te njihemi ende boterisht. Hapem ambasadat e para dhe po ndertojme shtetin e ri demokratik e instalojme ligjin kudo. Do te ndertojme nje shtet, ku te drejtat dhe barazite e minoriteteve do te jene paresore", tha mes te tjerash, Thaci para Kuvendit.
Pas perfundimit te fjales se tij ne Kuvend, Thaci iu drejtua Presidences per takimin me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi. I cili gjate gjithe kohes se fjales se Thacit para deputeteve ka qene ne lozhen e Kuvendit. Karshi tij, ka qene dhe ambasadori i SHBA ne Tirane, Xhon Uinthers.
Ambasada
Kreu i qeverise kosovare deklaroi dje se, ne ditet e ardhshme do te hapej edhe ambasada e Kosoves ne Tiranes. Sipas Thacit, deri tani eshte marr vendimi per hapjen e 9 ambasadave te Kosoves ne kryeqendra te rendesishme te botes dhe se shpejti do te hapej edhe ajo ne Tirane.
Grupet
Mes Kosoves dhe Shqiperise do te ngrihen grupe nderministrore dhe ndershteterore, te cilet do te diskutojne per projekte te perbashketa mes dy vende. Sipas Kryeministrit Thaci, do te investohet ne shume drejtime nga te dyja palet ne projekte konkrete si ne porte, turizem, energji.
Integrimi
Kreu i qeverise se Kosoves, Hashim Thaci, dhe Kryeministri Sali Berisha kane mohuar mundesine e nje bashkimi mes dy vendeve, tashme pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ata jane shprehur se shqiptaret i arriten aspiratat e tyre tashme dhe kerkojne integrimin ne BE.
Topalli, takim me Thacin para seances
Gjate seances plenare, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi nje takim koke me koke me Kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci. Topalli i premtoi se Shqiperia do te vijoje lobimin ne krah te Kosoves per njohjen e saj dhe qe te behet sa me shpejt pjese e institucioneve nderkombetare. Gjate takimit u ra dakord me intensifikim te marredhenieve mes vendeve dhe shkembim te eksperiencave.
Fatjona Mejdini
Nga Gazeta Koha Jone











