Testohen mesuesit per 2765 vende pune

Testohen mesuesit per 2765 vende pune

Ditën e sotme zhvillohet testimi për 2765 vende pune për mësuesit. Më shumë se 8 mijë aplikime janë kryer në portalin online “Mësues për Shqipërinë” lidhur me vendet vakantë që do të lihen në janar pas shkarkimit të rreth 2700 mësuesve që nuk kishin arsimin përkatës.

Testimet do të kryhen në 12 qarqet e vendit ku do të jenë rreth 31 qendra testimi. Vlerësimi për testimin do të jetë 70 pikë dhe për të qenë kalues një kandidat duhet të kalojë më shumë se 50 përqind të pikëve. Testi është i ndarë në dy pjesë, pyetje të përgjithshme dhe pyetje mbi profilin, gjithashtu do të vlerësohet edhe drejtshkrimi. Kryeministri i Rama postoi një status në Facebook duke thënë se me këtë provim marrin fund emërimet me rryshfete.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama