Testin e AIDS tashme mund ta beni vete

Testin e AIDS tashme mund ta beni vete
Sëmundja e shekullit, siç jemi mësuar ta njohim AIDS, tashmë mund të diagnostifikohet përmes një testi individual. Njësoj siç mund të veprohet me testin e shtatzënisë, “bëje vetë”, i cili në fund të procedurës të tregon me saktësi, përmes dy vijave, nëse ti pret një fëmijë apo jo. Konkretisht, testi për AIDS, ka nisur tashmë të provohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka rezultuar i suksesshëm.

Vendimi për zbatimin e tij, u bazua në studimet që kanë marrë në shqyrtim më shumë se gjashtë mijë njerëz. Procedura e tij është shumë e thjeshtë: 99% e pjesëmarrësve të studimit, e kanë përfunduar me sukses. Në fakt, raporti i deritanishëm i zbatueshmërisë së tij ka rezultuar me raportin 93% i saktë, me 7% jo i tillë. Gjithë problemi i studiuesve, qëndron pikërisht te kjo shifra e fundit, pasi mund t’i alarmojë kot njerëzit, për të cilët testi mund të gabojë, duke i identifikuar pozitivë, në një kohë kur ata nuk mund të jenë aspak të prekur me virusin HIV.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama