Terhiqet Martin Shkreli premton se do te ule cmimin e Daraprim

Terhiqet Martin Shkreli, premton se do te ule cmimin e 'Daraprim'

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Martin Shkreli është detyruar të bëjë një hap prapa pas valës së menjëhershme të kritikave dhe urrejtjes që u derdh ndaj tij pasi rriti me 5000 për qind çmimin e një ilaçi që përdoret nga të sëmurët me AIDS dhe kancer.

Themeluesi dhe drejtuesi i ‘Turing Pharmaceuticals’ nuk e përcaktoi se sa do të ulet çmimi i medikamentit ‘Daraprim’, por shtoi se kjo do të përcaktohet në javën në vijim.

Në një intervistë dhënë për rrjetin ‘NBC’, Shkreli sqaroi se vendimi për ta ulur çmimin erdhi pas reagimit masiv nga rritja e çmimit të ilaçit nga $13.50 në $750.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama