Telefoni qe ben gjithcka

Telefoni qe ben gjithcka

Së shpejti pritet të hidhet në treg smartphon-i që do të përmbajë tre elementë të rinj, një pajisje mjekësore, kamera termike dhe armë trullosëse. Ky lloj telefoni është duke u prodhuar nga “Consumer Electronics Show”. Elementët e rinj që do u shtohen këtyre aparateve, do të bëjnë që funksionet e tij të mos jenë më të një smartphon-i normal, por të një aparati shumëfunksional. Shumica e këtyre aparateve pritet që të dalin në shitje këtë vit.

Ndërsa një ekspert ka thënë se, ambicia është e madhe dhe këtë përgjegjësi duhet ta marrë përsipër një nga prodhuesit më të mëdhenj të telefonave. Smartphon-i i cili pritet të dalë së shpejti në treg, do t’ju ndihmojë që të ekzaminoni trupin dhe të kuptoni problemet që keni me organizmin. Nëse këtë aparat do ta afroni paranë një pjese të trupit, ai do të jetë një skaner i mirë shëndetësor, pas iu tregon sesi funksionon çdo pjesë e organizmit tuaj. Ky aparat do të jetë në gjendje të matë rrahjet e zemrës, nxehtësinë e lëkurës, nxehtësinë në pjesë të tjera të trupit, frymëmarrjen dhe nivelin e oksigjenit në gjak.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama