Telefonata e pergjuar e Timoshenkos Ruset e Ukraines te shfarosen me arme berthamore

Telefonata e pergjuar e Timoshenkos: Ruset e Ukraines te shfarosen me arme berthamore

Yulia Tymoshenko eshte vendosur ne qender të një skandali pas një telefonate të përgjuar mes saj dhe ish-sekretarit të Këshillit Kombëtar për Sigurinë, Nestor Shufrych.

Ish-heroina e Revolucionit Portokalli vjell vrer ndaj rusëve të Ukrainës dhe liderit të tyre, që sipas saj është Vladimir Putin. Telefonata është publikuar në Youtube duke shkaktuar polemika dhe akuza.

Autenticiteti i saj është konfirmuar nga vetë Tymoshenko, e cila megjithatë në Twitter ka saktësuar se pjesa më eksplozive e dialogut, “rusët e Ukrainës të shfarrosen me armë bërthamore”, është e manipuluar.

Telefonata është transmetuar mbrëmjen e së hënës në mediat pro-qeveritare të Rusisë, si transmetuesi në anglisht Russia Today dhe agjencia “Ria Novosti”.

Në materialin audio, i gjatë dy minuta, dëgjohet Tymoshenko teksa flet me Shufrych edhe pse ka gjasa që të dy e dinin se po përgjoheshin.

Fjalët e ish-kryeministres ndaj armikut të saj Vladimir Putin janë të pamëshirshme. “Jam gati të mar armën në dorë dhe t’i qëlloj mu në surrat atij maskarai të ndyrë”, thotë ajo.

Telefonata është bërë më 18 mars, dy ditë pas referendumit në Krime. Por në Twitter Tymoshenko shprehet e bindur se prapa përgjimit fshihen shërbimet sekrete ruse. “Të fala FSB-së”, thotë ajo në profilin e saj, ku gjithësesi ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur.

Në zgjedhjet e 25 majit në Ukrainë, Tymoshenko nuk konsiderohet favorite dhe bashkë me të as partia e saj Atdheu. Kandidatë të tjerë të fortë janë manjati i mediave Pyotr Poroshenko, ish-kampioni i boksit Vitaly Klitchko dhe lideri nacionalist Oleg Tyagnibok.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama