Teknologjia 10 artikuj qe nuk duhen humbur

Teknologjia, 10 artikuj qe nuk duhen humbur

Intel krijon linjën e re të procesorëve Skylake, Amazon ju lejon të shihni filma online dhe detaje nga jeta e azilantit politik Julian Assange. “Wired.co.uk” përmbledh 10 artikuj të publikuar këtë të mërkurë (2 shtator), që nuk duhet t’i shpëtojnë vëmendjes së lexuesit.

1. Intel njofton serinë e procesorëve Skylake

Linja e procesorëve të rinj përfshin tashmë çipe Core i3, i5, and i7 chips për ekrane kompjuteri dhe laptopi, ku seria për laptopë quhet Core m. Një tipar kyç janë grafikat e integruara, që suportojnë teknologjinë Wireless. Skylare suporton edhe standarde të reja, si USB C dhe Thunderbolt 3 (Engadget).

2. Me Amazon Video mund të shohësh filma online

Abonentët e “Amazon Prime” mund të shkarkojnë filma dhe t’i shohin offline pa tarifë shtesë. Shërbimi i shkarkimit është tanimë i disponueshëm në Britani, ShBA, Gjermani dhe Austri, përmes aplikacionit Amazon Video për Android dhe iOS (BBC).

3. Google do të ulë rankimin e sajteve me reklama të aplikacioneve mobile

Metrika e fundit e renditjes së Google është e krijuar për të penalizuar sajtet që kanë reklama të aplikacioneve të telefonave mobile. Kjo lëvizje, e cila e pasuron standardin e rankimit të Google u prezantua në prill të këtij viti (Re/Code).

4. Përgjimet zbulojnë jetën e Julian Assange në azilin politik

“Buzzfeed” raporton se regjistrimet që kanë rrjedhur nga ambasada e Ekuadorit zbardhin detaje nga jeta e themeluesit të “Wikileaks”, që nga stafi i sigurisë, sjellja e çuditshme dhe stresi psikologjik i tij. Një tjetër dokument paraqet planet për ta nxjerrë kontarbandë Assange, të veshur me një fustan të bukur, ose më një çantë diplomatike. Ai ndodhet në azil në ambasadë që prej qershorit 2012.

5. Microsoft, Google dhe Amazon zhvillojnë standarde videosh me burime të hapura

Disa nga kompanitë më të mëdha janë bërë bashkë për të zhvilluar standarde të reja për videot me burime të hapura për të shmangur kostot dhe konfliktet e ardhshme. Aleanca për Medie të Hapur përfshin edhe Mozilla, Cisco, Intel dhe Netflix dhe shpreson të krijojë një alternativë për standardin e ri 4K H.265/HVEC Advance, pa kostot e larta që shoqërohen me të (Ars Technica).

6. Gjykata mund të pranojë 160 mijë padi nga shoferët e “Uber”

Shoferët e “Uber” në Kaliforni kanë të drejtë ta padisin kompaninë. Ata kërkojnë rimbursim për distancat dhe i lejon ta sfidojnë kompaninë, për mënyrën sesi mund të quhen: “kontraktorë” apo “punonjës” (Wired).

7. Instagram fokusohet te mesazhet personale

Shërbimi i mesazheve private në Instagram është përditësuar dhe tashmë ai duket si një aplikacion mesazhesh me të gjitha tiparet (The Verge).

8. Problemi i makinës të “Google” janë shoferët njerëz

Sipas “Google”, makinat që ecin vetë, për shkak të trafikut që kontrollohet nga njerëz, zgjedhin opsionin më të kujdesshëm dhe bëjnë manovra evazive. Testimet e momentit synojnë që ta zbusin këtë “marrëdhënie” mes softuerëve dhe njerëzve (The New York Times)

9. Cortana mund të përkthejë 40 gjuhë

Microsoft ka njoftuar se asistenti personal digjital, Cortana, i ndërtuar në Windows 10, mund të përkthejë në 40 gjuhë (VentureBeat). Ky tipar është mundësuar fillimisht për konsumatorët amerikanë dhe kinezë, me synimin për t’u përhapur në gjithë botën në të ardhmen e afërt.

10. Kompjuterët për lojëra elektronike shkaktojnë 10 miliardë dollarë humbje energjie çdo vit

Sistemi i lojërave elektronike zë rreth 2.5 % të kompjuterëve (PC) në botë, por përllogarit një harxhim energjie në masën 20% (ScienceDaily). Një kërkues ka gjetur se lojërat mund të kursejnë 75% të energjisë, duke ndryshuar “settings” dhe duke fikur disa komponentë, pa pakësuar performancën e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama