Në takimet me qytetarët, kandidati is PS për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj e nënvizon herë pas here se ato nuk janë “të montuara” dhe se i paraqiten publikut ashtu siç janë në të vërtetë. Megjithatë nuk mungojnë rastet kur tregohet se ato janë thjesht “një teatër” që luhet para shikuesve të TV-ce që transmetojnë LIVE aktivitetet e tij. Kështu për shembull në takimin që ai pati me të rinjtë e Tiranës në 1 maj një vajzë e re nga publiku pyeti se fare “e padjallëzuar” se “përse në Tiranë nuk kishte parqe apo shëtitore, por për t’u argëtuar kishte vetëm bar-kafe”. Dhe Veliaj e mori situatën në dorë duke i premtuar asaj edhe një vend pune në bashkinë e ardhshme (video më poshtë).
Por ajo që rezulton është se kjo “vajzë e panjohur” është një prej pjesëtaret e stafit të Veliajt. Këtë e tregon edhe një status i saj në Facebook i një dite më parë ku bashkë me një foto me të shkruan: “Per nje fitore te padiskutueshme ne Tirane, krah Erion Veliaj ... Na besoni voten tuaj e do ju ofrojme nje Kryeqytet me te mire per ju dhe femijet tuaj ! Perqafime ! MD”.Në profilin e saj nuk mungojnë as pëlqime të grupimeve të Partisë Socialiste. Atëherë, kandidati Veliaj më kot mundohet të thotë se takimet e tij nuk janë “të montuara” në studio montazhi, pasi nuk kanë nevojë për montazh duke qenë se kanë skenarin mjaft të menduar.