Teatri Kombetar dhe teatrot e Rumanise- Aktorja Maia Morgenstern hap rruge te reja bashkepunimi

TIRANË, 14 Nëntor / ATSH / Në sallën e Teatrit Kombëtar do të jetë e pranishme sot në mbrëmje (ora 19:00), për të ndjekur shfaqjen "Spiuni i Ballkanit" një mikeshë speciale e artit, siç është aktorja rumune mjaft e njohur edhe në arenën ndërkombëtare, Maia Morgenstern.

Aktorja Maia Morgenster, e cila është cilësuar për vlerat e saj të jashtëzakonshme artistike si "simboli i kinematografisë dhe i teatrit rumun", ka pranuar ftesën e Teatrit Kombëtar për të ndjekur premierën e komedisë "Spiuni i Ballkanit", me regji nga Spiro Duni, por gjithashtu pjesmarrja e saj në Teatrin Kombëtar pritet të hapë rrugë të reja bashkëpunimi me teatrot e Rumanisë.

Ndërkohë që në kuadër të kësaj vizite do të organizohet edhe një takim midis aktores Maia Morgenstern dhe aktorëve të Teatrit Kombëtar, në prezencë të medias.

Gjatë karrierës së saj Maia Morgenstern ka fituar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilat përmendim:
Aktorja më e mirë: Cei care platesc cu viata ("Ata që luajnë me jetën e tyre", 1991), Romanian Filmmakers Union
UNITER (Romanian theater association), Çmimi Lucia Sturdza Bulandra (1990) për rolin e saj në dramën MEDEA në Trilogia antica (Triologjia antikë), me regji nga Andrei Serban.
Aktorja me e mirë në : Balanta (1992), European Film Awards
Aktorja me e mirë në (1992), Cinéma Tout Ecran (Geneva Film Festival)
Aktorja me e mirë në: Balanta (1992), Romanian Filmmakers Union
UNITER Aktorja me e mirë në (1993), për rolin e saj ne Ghetto at the Romanian National Theatre.
UNITER Aktorja me e mirë (1995) për perfomancën e saj në teatër në pjesën Lola Blau.
Aktorja me e mirë: The Passion of the Christ (2004), Ethnic Multicultural Media Awards (EMMA Awards), UK.

Maia Morgenstern ka luajtur role të shumta por një nga rolet e saj më të spikatura është ai i Maries, nëna e Krishtit, në filmin "Pasioni i Krishtit" të Mel Gibson.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama