Te varur nga telefoni? Provoni kete aplikacion

Te varur nga telefoni? Provoni kete aplikacion

Një psikolog nga Berlini ka zhvilluar një aplikacion, i cili mund të na ndihmojë të heqim varësinë nga pajisjet celulare. I quajtur “Offtime”, ai kufizon veprimtarinë e aplikacioneve të tjera në pajisje, një veprim ky që synon të shmangë shpërqëndrimet, ose t’i frenojnë njerëzit nga komunikimi nëse nuk bëhet fjalë për një rast urgjent.

Aplikacioni nuk bllokon thirrjet dhe lidhjet në rrjet, por përdor modulin “Offtime”, për momentet që përdoruesi ka nevojë të përqendrohet, ose kur do të relaksohet gjatë ditës. Dhe... ka nivele pesonalizimi. Për shembull, në modulin “Offtime”, mund të fiken thirrjet, teksti dhe njoftimet.

Përdorimi i një aplikacioni të tillë po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm, nisur nga shifrat e larta të raportimit të përdorimit të pajisjeve inteligjente të dorës (smartphone-t). Në një studim të fundit me 4000 përdorues, të gjithë së bashku, i përdornin telefonat mbi 1.1 miliard herë në ditë, një shenjë kjo , e interpretuar nga studiuesit, si “fiksim në rritje” ndaj telefonave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama