Te shkarkosh 44 filma per 1 sekonde

Te shkarkosh 44 filma per 1 sekonde

Shkencëtarët në Britani kanë krijuar rrjetin e internetit më të shpejtë në botë, duke krijuar disa fibra optike që i japin shpejtësinë e 1.4 terabitëve për sekondë internetit.  Kjo është lidhja me e shpejtë e internetit në botë, e cila do t’u mundësojë blerësve të filmave që të shkarkojnë 44 filma HD për 1 sekondë të vetme. 

 

Për të shkarkuar të gjithë arkivin e Wikipedia-s në gjuhën angleze, këtij i rrjeti i duhen vetëm 6 të qindtat e sekondat. Këtij projekti, i cili do të ketë karakter përfitues dhe komercial për industrinë e shitjes së filaneve online, iu bashkua edhe një grup shkencëtarësh nga Franca. Këta të fundit krijuan një rrjet të ri fibrash optike që kalojnë mbi atë ekzistuesin në Londër. Duke përdorur një protokoll të ri, të quajtur Flexigrid, kërkuesit arritën që të krijonin një rrjet mjaft të shpejtë interneti. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama