Te rinjte mundesi praktike ne institucionet shteterore

Te rinjte, mundesi praktike ne institucionet shteterore

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës nxit të sapodiplomuarit që të përfshihen në sektorin publik. Marrja e dijeve në shkollë nuk është asnjëherë e mjaftueshme që të rinjtë të aftësohen për tregun e punës. Praktika dhe intershipet janë ato që universitetet nxisin sot për të aftësuar studentët e tyre për kërkesat që ka tregu.

Në këtë kuadër edhe shteti luan rolin e tij dhe së fundmi Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në kuadër të zhvillimit të politikave rinore, ka shpallur hapjen e thirrjes për aplikim për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.

Ky program është mundësi për të rinjtë profesionistë, 21 deri 26 vjeç, të cilët janë të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe janë të interesuar për të patur praktikë pune në sektorin publik.

Thirrja u drejtohet të gjithë atyre që janë duke studiuar apo kanë përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të përcaktuara në program që të aplikojnë për të shfrytëzuar një mundësi të tillë. “Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë. Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse”, thuhet në shpalljen e bërë këto ditë. Afati i aplikimit është nga 1 – 14 qershor 2015, kohëzgjatja e praktikës së punës është 3 muaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama