Te qendrosh ulur te vret edhe nese ushtrohesh

Te qendrosh ulur te vret, edhe nese ushtrohesh

Një nga aktivitetet tuaja të përditshme madje edhe të preferuara, në fakt mund të jetë vrasës. E gjithë bota moderne është ndërtuar në mënyrë të tillë që ne na duhet të qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë. Kur në ngasim makinën, jemi ulur, kur ne punojmë në një zyrë, ne ulemi, kur ne shikojmë TV, apo kur bëjmë foto, përsëri qëndrojmë ulur.

Një studim i ri i bazuar në mjekësi, ka gjetur se kjo lloj sjelljeje sedentare, rrit  shanset tona për të marrë një sëmundje, duke bërë që ne të vdesim para kohe, edhe nëse ushtrohemi gjatë ditës. Hulumtuesit nga Toronto erdhi në këtë përfundim pas analizës së 47 studimeve të bëra mbi jetën sedentare.

Sipas këtij studimi, jeta sedentare ndikon më shumë se sa ushtrimet fizike që kryejmë gjatë ditës. Sigurisht që sa më shumë të ushtroheni, aq më mirë është, pasi të qëndrosh ulur për një kohë të gjatë mund të çojë në vdekje si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, si dhe sëmundjeve kronike të tilla si diabeti i tipit 2.

Jeta sedentare është identifikuar si faktori i katërt kryesor për vdekjen e njeriut në të gjithë botën,  sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nëse një person qëndron ulur tetë deri në 12 orë në ditë, ose më shumë, rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2 me shanse 90%.

Por, çfarë mund të bëni për të reduktuar kohën që ju kaloni të angazhuar në një aktivitet që nuk është i mirë për ju?

Autorët e studimit ka bërë disa sugjerime të thjeshta për t'ju ndihmuar. E para ka të bëjë më faktin që duhet të jeni të vetëdijshëm se sa kohë qëndroni ulur, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta bëni qëllimin tuaj, që të reduktoni këtë periudhë të dëmshme, sa vjen e më pak. Nëse ju jeni në punë, mund të provoni të punoni në një tavolinë në këmbë ose t’i vini vetes objektivin për t’u çuar për 1 munutë ose 3,  çdo gjysëm ore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama