Te gjithe perdoruesit e Facebook duhet te shkarkojne Messenger

Te gjithe perdoruesit e Facebook duhet te shkarkojne 'Messenger'

Facebook do të bëjë që së shpejti të gjithë përdoruesit e tij të shkarkojnë aplikacionin ‘Messenger’. Sipas TechCrunch, Facebook ka filluar të njoftojë përdoruesit që gjatë muajve të ardhshëm nuk do të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe në Facebook në pajisjet Android dhe iOS.

Disa përdorues evropianë janë njoftuar se kanë dy javë kohë për të shkarkuar aplikacionin ‘Messenger’ para se Facebook të heqë ikonën e mesazheve.

Përdoruesit  e internetit në pajisjet mobile, në iPad, kompjuterë, në pajisjet Windows Phone, Paper, do të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe nëpërmjet aplikacioneve kryesore ose faqeve të Facebook-ut, ndërsa përdoruesit e iPhone-ve dhe pajisjeve Android do të duhet të shkarkojnë aplikacionin Messenger para se biseda të mos funksionojë më në aplikacionet kryesore të Facebook-ut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama