Te gjitha te rejat e Apple nga iPhone 6s iPhone 6s Plus iPad Pro dhe Apple TV

Te gjitha te rejat e Apple, nga iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad Pro dhe Apple TV

Kompania e Cupertino prezantoi dje produktet e saj më të fundit. Ja çfarë ka sjellë të re Molla. Ishte iPhone 6s Plus ai që mori vëmendjen më të madhe të të interesuarve, por edhe medias. Sipas Apple, iPhone 6s me ekran 4.7 inç dhe iPhone 6s Plus me ekran 5.5 inç. Telefoni më i madh, iPhone 6s Plus, përdor alumin të serisë 7000. Gjithashtu Apple prezantoi edhe tabletin iPad Pro me ekran 12.9 inç, që sipas kompanisë është “iPad-i më i fuqishëm dhe më i mirë” që kanë krijuar deri tani.

Veçoritë e iPhone 6s

iPhone 6s, është jë version i përditësuar i telefonave të saj inteligjentë, që kanë pothuajse të njëjtin dizajn, por vijnë me disa veçori të reja. Një nga këto veçori është teknologjia 3D Touch, e cila ju lejon të mbani shtypur ekranin e iPhone për të bashkëvepruar me pajisjen në mënyra të reja. Teknologjia 3D Touch ju mundëson të bashkëveproni me iPhone-in në dy mënyra të reja, që Apple i quan “prekje mini” dhe “prekje e plotë”. Veçoria e parë ju lejon të klikoni tek ikonat e aplikacioneve dhe butonave të tjera për të hapur aplikacionet direkt. Duke klikuar tek aplikacioni i kamerës, për shembull, ofrohet mundësia për të shkrepur direkt selfie.

Ndërsa duke shtypur tek aplikacioni i Facebook-ut, ju jep mundësi të përditësoni statusin tuaj, të shkrepni foto ose të shfletoni Furnizuesin e Lajmeve. Me prekjen 3D tani mjafton të ushtroni presion në skajin e majtë të ekranit dhe automatikisht do të shfaqen aplikacionet në sfond, ku mund të kaloni nga një aplikacion tek tjetri. Ndërsa kur kryeni “prekje mini” mbi aplikacionin e thirrjeve, do të shfaqen disa prej personave që keni telefonuar së fundi.


Veçoritë e iPhone 6s Plus

Ky telefon ka ekran 5.5 inç IPS me rezolucion 1080 pisekë dhe densitet 400 pikselë për inç. Poshtë ekranit gjendet teknologjia 3D Touch. Telefoni fuqizohet nga çipi A9, që sipas Apple-it, është 80% më i shpejtë se çipi i mëparshëm A8 që gjendet tek iPhone 6, dhe ka performancë 90% më të mirë të grafikëve. iPhone 6s Plus do të ketë gjithashtu edhe një mikroprocesor M9, i cili monitoron aktivitetin tuaj. Me anë të këtij mikroprocesori mund të aktivizoni menjëherë asistentin virtual Siri me komandën “Hej Siri”.

Kamera kryesore është 12 megapikselë dhe vjen me stabilizuesin optik të imazheve dhe blic të dyfishtë LED. Kamera ka gjithashtu opsionin e ri të quajtur Live Photos – ngjashëm me opsionin HTC ZOE. Falë sensorit me rezolucion të lartë, iPhone 6s Plus mund të filmojë tani video me rezolucion 2160 pikselë. Kamera ballore gjithashtu ka rezolucion më të lartë se tek iPhone-t e mëparshëm. Ajo përdor sensorin me rezolucion 5 megapikselë, me të cilën mund të regjistroni video me rezolucion 1080 pikselë. Ju mund të përdorni gjithashtu ekranin e ashtuquajtur Retina Flash. Ai do t’ju ndihmojë të shkrepni selfie perfekte edhe kur është errësirë.

Veçoritë e iPad Pro

iPad Pro i Apple-it përmban ekran 12.9 inç me rezolucion 2732 x 2048 pikselë dhe densitet 264 pikselë për inç. Tableti vjen gjithashtu me një laps dixhital i krijuar posaçërisht për të. Ju mund të vizatoni ose të shkruani dokumente, mesazhe elektronike dhe të mbani shënime tek dokumentet e Ëord ose Excel. Kompania ka bashkëpunuar me Microsoft-in, dhe do të sjellë paketën Office tek iPad Pro. iPad Pro fuqizohet nga qarku i ri A9x, që sipas Apple-it, është 1.8 herë më i shpejtë se qarku që gjendet tek iPad Air 2. Kompania pretendon gjithashtu se ai është më i shpejtë se 80% e kompjuterëve portativë dhe performanca e grafikëve është dy herë më e mirë. Bateria te iPad Pro do të zgjasë për 10 orë, nëse e përdorni pa pushim.

Apple iPad Pro vjen me një sistem me katër altoparlantë. Tableti është 6.9 mm i hollë dhe peshon 712 gramë. Bashkë me tabletin vjen edhe një tastierë që lidhet me të nëpërmjet një lidhësi magnetik.

Apple TV

E treta e re e mbrëmjes së djeshme ishte Apple Tv i rinovuar. Gjenerata e katërt bën një ngritje të madhe në krahasim me paraardhësit që kishin pak ambicie. Bëhet fjalë për të lidhur televizorin  dhe për ta sjellë aplikacionin  në sallon. Përveç filmave, serialeve dhe muzikës (Apple Music), Apple TV do të lejojë edhe instalimin e të gjithë aplikaciomeve që janë të përshtatshme për iOS per iPhone, iPad dhe iPod Touch.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama