Te alkoolizuarit pastrojne rruget qeveria i paguan me birre

Te alkoolizuarit pastrojne rruget, qeveria i paguan me birre

Qeveria holandeze ka marrë një nismë të veçantë për personat e alkoolizuar.  Një grup të alkoolizuarish janë paguar me birrë në këmbim të pastrimit të rrugëve të Amsterdamit. Projekti është financuar nga qeveria holandeze, për tu ardhur në ndihmë këtyre personave që të mos mbeten pa strehë.

Organizatorët e kësaj nisme mendojnë se këtë duhet ta bëjnë edhe shtete të tjera, duke hequr dorë përfundimisht nga tradita e vjetër, për t’i lënë të varurit nga droga dhe alkooli në rrugë.

Të gjithë personat që janë përfshirë në këtë nismë, tregojnë se për ta është një emocion i ri, që kur ata janë shkëputur nga familjet e tyre dhe kanë përfunduar në rrugë.

Njëri prej tyre tregon se, ka pasur katër fëmijë dhe 3 gra, por ka kohë që ata nuk dinë nëse babai ose ish-bashkëshorti i tyre është gjallë ose jo. Ai thotë se ka qenë alkooli që shkatërroi gjithçka, ndërsa sipas tij, të paktën sot në sajë të kësaj nisme ka një strehë dhe është pjesë e një grupi shoqëror.

Alkoolikët kronikë janë mbledhur në një banesë me një hapësirë jo të madhe, e cila ngrohet nga sobë me gaz. Në këtë qendër shkojnë çdo ditë  persona të varur nga alkooli ose droga, për t’u bërë pjesë e nismës sociale, për të pasur një strehë, një punë si gjithë të tjerët dhe për të hequr dorë nga alkooli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama