Taxhikistani bllokon Facebook-un

Taxhikistani bllokon Facebook-un

Republika e Taxhikistani ka bllokuar komplet rrjetin social Facebook , duke i ndaluar 40.000+ përdoruesave në vënd hyrjen në të.

taxhikistani Taxhikistani bllokon Facebook un

Sipas Washington Post, të Hënën Zyra e Telekomunikacioneve të Taxhikistanit ka urdhëruar 12 kompanitë e shërbimit të Internetit dhe kompanitë celulare të ndalojnë të gjithë përdoruesat në vend nga hyrja në Facebook.

Beg Zuhurov, shefi i telekomit në vend, ka thënë në një deklaratë se “qindra qytetarë” kërkonin bllokimin e rrjetit social, duke i referuar Facebook-ut si një “shpifës i mallkuar”. Zuhurov shtoi se njerëz të paidentifikuar po e përdornin Facebook-un për të fyerë liderat e Taxhikistanit, dhe duke shënjëzuar se këta persona që kryenin fyerjet ishin të punësuar për të bërë këtë gjë.

41.000 përdoruesit e Facebook-ut në vend përbëjnë një përqindje shumë të vogël të popullatës, dhe vetëm 6% e njerëzve në vend përdorin Internetin. Por kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur ky incident – në Mars, qeveria Taxhikistaneze bllokoi përkohësisht po të njëjtën rrjet, për arsye të ngjashme.

Taxhikistani ndodhet në Azinë qëndrore, në veri të Afganistanit dhe në perëndim të Kinës. Taxhikistani i bashkohet listës së vëndeve Aziatike si Pakistanit, Vietnamit, dhe Bangladeshit, që kanë përkufizuar përkohësisht apo për gjithmonë hyrjen në Facebook.  /K.H. – Tech.Al/


http://www.tech.al/taxhikistani-bllokon-facebook-un/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama