Tatimet u kerkojne llogari bizneseve Pse ju kane rene xhirot?!

Tatimet u kerkojne 'llogari' bizneseve: Pse ju kane rene xhirot?!

Sektori i terrenit në Drejtorinë Rajonalë të Tatimeve në Tiranë ka ndërmarrë një aksion tjetër në terren duke u kërkuar arsye specifike bizneseve se pse kanë rënë xhirot. Në fokus sërish janë pikat e tregtisë me pakicë të mallrave dhe shërbimeve.

Inspektorët tatimore nëpërmjet një akt konstatimi të posaçëm kërkojnë nga biznesi arsye specifike për xhirot e ulëta.

Administratori i një supermarketi në Tiranën e Re pohoi se një herë në tretë ditë tatimoret i kërkojnë arsye për rënies e xhiros.

Por tatimpaguesi i shqetësuar për vizitat e shpeshta pohon se arsyet e rënies së xhiros lidhen me rënien e konsumit. Ndaj dhe pse brenda një javë grupet e tatimore të bëjnë të njëjtën pyetje kur arsyea është e njëjta, pohon tregtari.

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve ka orientuar daljen në terren për të gërmuar fakte se pse po raportohen rënie xhirosh nga biznesi pas aksionit antiinformalitet që nisi shtator.

Sipas të dhënave konfidenciale nga tatimet, në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, por nga ana tjetër vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht.

Sipas të dhënave ende operative, në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë.

Po nga të njëjtat të dhëna, rezulton se vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht. Në shtatorin e 2014-s, vlera mesatare e kuponit tatimor ishte 2200 lekë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama