Tastiera qe futet ne xhep

Tastiera qe futet ne xhep

LG do të sjellë pajisjen më të re në treg, ajo quhet Rolly dhe sipas emrit, është i rrotullueshëm, por kur hapet bëhet një tastierë ‘qwerty’ të përmasave standarde. mund ta fusësh në xhep, për smartphone dhe tabletë.

Javën e ardhshme në Berlin do të mbahet eventi teknologjik, dhe LG do të prezantojë tastierën që mund ta fusësh në xhep, për smartphone dhe tabletë.

Sipas LG, kjo tastierë është e e ngurtë, sepse është bërë nga silikoni, por me polikarbonat dhe plastikë Abs. Do të funksionojë me anë të wireless-it, dhe me lidhjen e një tableti prej 10 polsh.

LG ka deklaruar se në fillim do të dalë në shitje në SHBA në shtator, e më pas në Europë.

Ky produkt mësohet se ka taste të përmasave të njëjta me ato të tastierave normale të një kompjuteri. Tastiera ushqehet nga një bateri që të garanton tre muaj autonomi, mund të kombinohet me dy pajisje të ndryshme, me të cilat lidhen me anë të Bluetooth 3.0.c


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama