Tashme nje fuci kushton me shtrenjte se nje fuci nafte

Tashme, nje fuci kushton me shtrenjte se nje fuci nafte

Askush nuk e besoi kompaninë automobile britanike, “RAC”, kur tha se shumë shpejt nafta do të kushtojë më lirë se sa një shishe ujë. Por me sa duket, parashikimi i saj po përmbushet. Tashmë një fuçi nafte ka rënë në vlerën më të ulët, rekord prej 30 dollarësh.

Sipas një llogarie të thjeshtë, një fuçi me naftë bruto, kushton më tepër se sa vetë hekuri që ka prodhuar fuçinë. Një fuçi mban rreth 159 litra naftë ose benzinë.

Çmimi i naftës ka shkuar drejt uljes veçanërisht pas heqjes së sanksioneve ekonomike kundër Iranit. Vendi që sapo “u çlirua”, pritet të pompojë rezerva të reja të naftës në një treg tashmë të tejngopur, duke e bërë naftën edhe më të lirë.

Në internet tashmë kanë filluar shakatë me çmimin e naftës, duke thënë se tashme dy pica kushtojnë më shtrenjtë se sa nafta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama