Taksat per te gjitha llojet e makinave

Taksat per te gjitha llojet e makinave
Hiqet dogana, por rritet karburanti. Përfitojnë ata që duan të blejnë autovetura Ligji që pritet të hyjë shumë shpejt në fuqi i jep mundësi individëve që duan të blejnë makina me çmim më të lirë. Drejtuesit aktualë do të përballen me detyrime të njëjta, gjithsesi, por duke qenë se e kanë paguar një herë doganën, u mbetet vetëm të përfitojnë pjesërisht nga skema e re.

Për ta bërë më të qartë skemën e re të taksimit të automjeteve të përdorura që do të importohen dhe shiten në vend, gazeta “Shqip” ka kryer disa llogari për të gjitha formatet e formulës së re. Duke iu referuar projektligjit dhe relacionit shpjegues që e shoqëron atë, mësohet se koeficienti i vitit të prodhimit do të jetë zero për tre vitet e para të përdorimit dhe pastaj bëhet 0.18 në vitin e katërt, duke u rritur më tej, për çdo vit me nga 0.01.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar Ministria e Financave, koeficentët e vitit të prodhimit do të jenë në varësi të llojit të mjetit, si autoveturë, kamion, autobus, etj.

Sikurse shihet nga tabela e llogaritjeve për të gjitha të dhënat e formulës, viti i prodhimit, lloji i karburantit dhe fuqia motorike, kuptohet qartë se makina sa më e vjetër të jetë aq më shumë taksa do të paguajë. Kështu, p.sh, për makina me motor 1.4, viti prodhimi 8 vjet dhe me naftë, detyrimi vjetor për t’u paguar është 7770 lekë. Pra, pas hyrjes në fuqi të ligjit vetëm këtë detyrim do ta paguajë drejtuesi i automjetit, edhe në rastin kur mjeti i transportit nuk ka paguar doganë, pasi kjo taksë është hequr. Pra, me mbërritjen në doganë të mjetit individi do të paguajë vetëm TVSH dhe asnjë taksë tjetër, sikurse aplikohet aktualisht. Më pas, mjeti do të regjistrohet (targohet) dhe do të paguajë detyrimin sipas formulës së re (referuar shembullit të mësipërm).

Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, autoveturat zënë rreth 70 për qind të totalit të mjeteve, dhe mbi 75 për qind e autoveturave janë mbi 10 vjet të vjetra. Për këtë arsye, propozohet që koeficienti sipas vjetërsisë të rritet me 0.04 për çdo vit përdorimi (pasi të kenë kaluar 10 vjet). Nga tabela shikohet se makinat mbi 10 vjet kanë një normë tepër të lartë takse vjetore, sidomos ato me naftë, që shkon në 15 mijë lekë, kur sot është 10 mijë lekë. Pra, në rastin konkret kemi rritje. Natyrisht që kjo skemë do të nxjerrë nga tregu autoveturat me vit prodhimi mbi 10 vjet, për t’i hapur rrugën të rejave.

Financat kanë propozuar të tjera ndryshime në ligjin e taksave sa i takon mjeteve të përdorura. Kësaj here te karburanti, të cilit i vendoset një tarifë e re. Ky detyrim, që quhet ‘taksa e qarkullimit’ do të jetë një taksë fikse, për litër mbi gazoilin dhe benzinën, të importuara apo të prodhuara në vend, në masën 5 lekë për litër, deri në datën 31.12.2011 dhe duke filluar nga 1 janar 2012, masa e kësaj takse do të jetë 7 lekë për litër për benzinën dhe gazoilin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama