Taksat flamuri grek zevendesohet me shqiptarin

Taksat, flamuri grek zevendesohet me shqiptarin
Gazeta greke, “Katopsi’, shkruan se kohët e fundit në Igumenicë dhe Korfuz, është shfaqur fenomeni i ngritjes së flamurit shqiptar nga skafe me pronarë grekë. Kjo, sipas tyre, ndodh për t’iu shmangur detyrimeve fiskale që lindin nga mbajtja e flamurit grek. Fakti që zbuloi atë që për grekët përbën “Skandal”, është mbytja pak ditë më parë, në Sivota të Igumenicës e skafit “Athina”, me flamur shqiptar e pronar grek. Skafi ishte ankoruar në Igumenicë, pasi ishte nisur nga Elevsinanë Greqi për në Shqipëri, për plotësim dokumentacioni. Pronari i saj pranoi për policinë se skafit ia kishte transferuar dokumentacionin në Shqipëri, me qëllim që të paguante më pak. Këto para, shprehet gazeta “Katopsi”, i hiqen buxhetit grek, e i shkojnë atij shqiptar, ku detyrimet fiskale janë disa herë më pak, edhe më të favorshme për portofolin e një greku.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama