TIFF 2015/Nje histori shqiptare cel Edicionin e XIII-te

TIRANË, 28 Tetor / ATSH - Klajdi Musabelliu/ - Pasi trokitën gotat në oborrin e "Kinema Milleniumm" ne TIrane , miqtë e kinemasë dhe te filmit si dhe personazhet e shumtë të skenës dhe ekranit nga vendi dhe jo vetëm, iu drejtuan sallës së Kinemasë ku "Burrnesha" çeli edicion e XIII-të të TIFF 2015 (Tirana International Film Festival).

"Fundi i një pune të gjatë kurorëzohet sot në çeljen e TIFF 2015", u shpreh drejtori i Festivalit, Agron Domi ne hapje të siparit së njërit prej aktiviteteve kulturore të kryeqytetit, i cili tashmë është rikthyer në një tradite.

"Ministria e Kulturës mbështet për të dytin vit rradhazi këtë aktivitet, jo vetëm për produktin që ai sjell, por edhe rëndësinë që ai ka dhe atmosferën që i jep kryeqytetit", u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në fjalën e saj.

"TIFF i shton vlera qytetit tonë dhe ky eveniment prezanton, i jep dhe i shton rëndësinë jo vetëm filmit tonë, por edhe atij që vjen nga rajoni dhe bota", theksoi Nenkryetari i Bashkisë se Tiranës, Arbër Mazniku, i cili ftoi qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e kësaj ngjarje dhe të argëtohen.

Mjaft e emocionuar ishte dhe regjisorja e filmit "Burrnesha", Laura Bispuri, e cila pasi ftoi dhe prezantoi kastën dhe stafin e filmit të merrnin durtrokitjet e sallës, ndau me sallën e tejmbushur emocionet që ka përjetuar rrugëtimi i sukseshëm i veprës së saj.

"Më në fund erdhi kjo ditë që "Burrnesha" të vijë në Shqipëri dhe bashke me të të rikthehem edhe unë në vendin që pasi qëndrova 3 vjet, u dasurova me të", u shpreh regjisorja Bispuri.

"U apasionova, studiova dhe pasi u dashurova me vendin dhe njerëzit, rikthehem dhe sjell me vete edhe filmin në Shqipëri, pasi e kam shfaqur në Afrikë, Kinë, Francë, Amerikë .Uroj dhe shpresoj t'ju pëlqejë", u shpreh e emocionuar Laura Bispuri gjatë fjalës së saj para publikut të shumtë dhe kurioz shqiptar.

Programi i plotë i filmave

/k.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama