TEDx vjen ne Tirane

TEDx vjen ne Tirane
Kontakti i Medias:
Besiana Alikaj
#  0682020536
@ contact@tedxtirana.com
web www.TEDxTirana.com


TEDx mbërrin në Tiranë në datën 26 Prill 2013 në orën 17.00, pranë ambienteve të Muzeut Kombëtar.

Një grup vullnetarësh, të shtyrë nga dëshira për të sjellë dhe përhapur ide të reja dhe të rëndësishme, të përmbledhura nën kryetemën "RE: REshaping boundaries. REviving passion. REcreating a vision", sjellin në Shqipëri formatin e njohur Amerikan të konferencave: TED, me TEDxTirana. Në këtë event gjysmë-ditor, para një audience të larmishme, të ftuarit do të ndezin diskutime dhe shpalosin mendimet e tyre mbi koleksionin e fushave që ata përfaqësojnë duke pasqyruar tema me rëndësi të vecantë për Tiranën, Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Folësit në TEDxTirana, do t'i referohen temave të paracaktuara, te frymëzuara nga slogani “RE:", pra "Riformimi i kufinjve. Ringjallja e pasionit. Rikrijimi i vizionit.". Ky slogan, synon të nxisë të ftuarit që të flasin për mënyrën se si ata e shohin komunitetin e tyre, prirjet që ky komunitet ka dhe si do të dëshironin ta shihnin duke i dhënë përparësi aspekteve që mund dhe duhet të bëhen më mire, jo vetëm në Tiranë por dhe në të gjithë Shqiprinë.

Nëpërmjet këtij eventi, në një format krejt të ndryshëm nga çfarë jemi mësuar të ndjekim në Shqipëri,  ne duam dhe shpresojmë ta realizojme vërtetë, një ngjarje prej së cilës, ata që do të na ndjekin në Muzeun Kombëtar.

Gjithashtu, ju ftojme te na ndiqni LIVE nepermjet livestreaming qe do te mundesohet ne faqen tone te internetit (www.tedxtirana.com ). 

Ndiqni TEDxTirana në Twitter: @TEDxTiranaOffic, ose në Facebook: www.facebook.com/TEDxTiranaOfficial

Rreth TEDx, x = event i TED i organizuar në mënyrë të pavarur

Në frymën e "ideve qe vlejnë të përhapjen," TED ka krijuar TEDx. TEDx është një program lokal, i vetë-organizuar që sjell njerëzit së bashku për të ndarë një përvojë si ato që organizohen në TED. Në një ngjarje TEDx, video TEDTalks dhe folës live ndërthuren për të nxitur diskutime të thella dhe marrëdhënie në një grup të vogël. Këto evente lokale, të vetë-organizuara, janë quajtur TEDx, ku x = event i TED i organizuar në mënyrë të pavarur. Konferenca TED jep udhëzime të përgjithshme për programin TEDx, por eventet individuale TEDx janë të vetë-organizuar. (Në varësi të rregullave të caktuara dhe rregulloreve.)

Rreth TED

TED është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar në Shpërndarjen e Ideve që Vlejnë. Duke filluar si një conference katër-ditore në Kaliforni 25 vjet më parë, TED është rritur për të mbështetur ato ide të cilat ndryshojnë botën me iniciativa të shumta. Konferenca vjetore e TED, fton ndër mendimtarët dhe vepruesit më kryesorë në botë që të flasin për 18 minuta. Fjalimet e tyre mundësohen pa pagesë në TED.com. Disa prej folësve në TED kanë përfshirë Bill Gates, Al Gore, Jane Goodall, Elizabeth Gilbert, Sir Richard Branson, Nandan Nilekani, Philippe Starck, Ngozi Okonjo-Iweala, Isabel Allende dhe ish-Kryeministri i Mbretërise së Bashkuar Gordon Brown. Dy evente kryesore të TED organizohen cdo vit: Konferenca vjetore e TED, e cila organizohet çdo pranverë në Long Beach, California (së bashku me TEDActive në Palm Springs) dhe TEDGlobal organizohet çdo verë në Edinburg, Skoci.

Iniciativat e medias së TED përfshijnë TED.com, ku TEDTalks të reja postohen çdo ditë, platforma TED-Ed e lançuar së fundi për studentët dhe profesorët, Projektit Open Translation, i cili ofron titra dhe tekste interaktive si dhe mundësinë për çdo TEDTalk të përkthehet nga vullnetarë në mbarë botën, dhe TEDBooks, libra elektronikë të shkurtër nga folës që elaborojnë mbi një ide të vetme të paraqitur fillimisht në skenën e TED. TED ka krijuar Çmimi vjetor TED, ku individëve të jashtëzakonshëm, me një dëshirë për të ndryshuar botën, u jepet mundësia për të vënë në veprim dëshirat e tyre; TEDx, i cili i ofron individëve ose grupeve të individëve një mënyrë për të organizuar një event lokal, në të gjithë botën, dhe programi TED Fellows i cili ndihmon inovatorët që ndryshojnë botën, për t'u bërë pjesë e komunitetit TED dhe, me ndihmën e tij, të amplifikojnë impaktet e projekteve dhe aktiviteteve të tyre të shquara.

Por cfare eshte me e rendesishme

~ Organizatorët


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama