Suedia mbyll burgjet ska te denuar

Suedia mbyll burgjet, s'ka te denuar

Shteti i Suedisë, duket se po bëhet ‘parajsë’ për të jetuar. Kjo për faktin se në këtë vend, kanë filluar të mbyllen burgjet, sepse nuk po ka të burgosur. Katër burgje janë mbyllur për këtë arsye në shtetin suedez. Kjo pasi që nga viti 2004, numri i të dënuarve me burg ka rënë me nga 1% për çdo vit. Madje përgjatë viteve 2011-2012 kjo rënie ka qenë 6%.

 

Interesante është se edhe vetë strukturat suedeze nuk janë ne gjendje që të japin një shpjegim për ketë rënie të numrit. Sipas drejtorit të përgjithshëm të burgjeve suedeze, kjo mund të jetë e lidhur me masat paraprake që merren në lidhje me rehabilitimin dhe parandalimin e krimeve, por edhe për shkak te faktit se gjykatat nuk dënojnë më persona me probleme me drogën, kjo pas një vendimi të vitit 2011 që legalizon përdorimin e një grupi të caktuar të tyre. Sipas ‘International Centre for Prison Studies’, Suedia zë vendin e 112-të për numrin e të dënuarve, ndërsa në vend të parë janë SHBA-të, në të dytin Kina, dhe në të tretin Rusia. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama