Stuhia e frikshme avioni u shkund si te qe prej letre

Stuhia e frikshme, avioni u shkund si te qe prej letre

Pesë avionë që tentuan të ulen në Londër gjatë stuhisë së paprecedent të dy ditëve më parë dhanë alarmin për rrezik aksidentesh pasi mbetën pa karburant për shkak të sorollatjeve të shumta në qiell. Në një rast, piloti u detyrua të heqë dorë nga ulja në pistë në momentin e fundit, ndërsa gjendej vetëm pak metra mbi tokë, për shkak se avioni u godit nga një erë e dhunshme që e devijoi nga shtegu i uljes.

Një avion që u drejtua për në Mançester pasi qe e pamundur të ulej në Londër, u prit nga forcat e emergjencës pasi karburanti që i pati mbetur në serbator nuk jepte garanci për mbylljen e udhërimit.

Në një rast pasagjerët e tmerruar njoftuan përmes rrjeteve sociale se avioni i tyre filloi të lëkundet sikur qe prej letre si pasojë e erërave të fuqishme me deri 100 kilometra në orë që u përplasën mbi Britaninë e Madhe. Në pesë raste u dha sinjali Mayday, sinjali i rrezikut për rrëzimin e avionit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama