Studimi stresi ndikon ne perhapjen e tumoreve

Studimi, stresi ndikon ne perhapjen e tumoreve

Prej kohësh mendohej se ekzistonte një lidhje e fortë mes tumoreve dhe stresit, por tashmë kjo është vërtetuar shkencërisht fal një studimi të Ohio State University. Sipas studiuesve një gjen i quajtur ATF3 – mund të jetë një lidhje mes stresit dhe kancerit. Ky gjen mund të çojë në vdekjen e qelizave të shëndosha dhe për pasojë, të krijojë kushtet perfekte për përhapjen e tumorit në trupin e njeriut.

“Është gati e njëjta gjë që ka thënë Pogo: ‘Kemi takuar një armik, e ky jemi ne’ – shpjegon Tsonëin Hai, profesor i biokimisë molekulare dhe autor i studimit-, nëse organizmi ynë nuk ndihmon qelizat tumorale, ato nuk mund të përhapen. Pra, në të vërtetë, pjesa e mbetur e qelizave të organizmit ndihmojnë qelizat tumorale të lëvizin dhe të përhapen. Nëse trupi është një ekuilibër perfekt, nuk përbën asnjë problem, ndërkohë që kur trupi është nën stres, ndryshon sistemin imunitar. E ky i fundit është një thikë me dy presa”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama