Studimi lidhjet pa femije jane me te qendrueshme

Studimi, lidhjet pa femije jane me te qendrueshme

Çfarë e shkatërron një lidhje? Rutina, koha e pakët e kaluar së bashku, xhelozia…dhe fëmijët. Sipas një studimi të ‘Open University’, në Britaninë e Madhe, çiftet që nuk kanë fëmijë janë më të lumtur se sa ata që kanë.

Bëhet fjalë për një nga studimet më të mëdha që është realizuar ndonjëherë lidhur me këtë temë. Ndër 5 mijë personat e çdo moshe, statusi, orientimi seksual që u bënë pjesë e sondazhit, pyetjes lidhur me cilësinë e marrëdhënies së tyre në çift, ata që ishin pa fëmijë i janë përgjigjur se ndiheshin më të kënaqur. Deklarata ka qenë e njëjtë si në rastin kur janë pyetur meshkujt ashtu edhe në rastin kur janë pyetur femrat se, çiftet pa fëmijë impenjohen më shumë për ta mbajtur të qëndrueshme lidhjen e tyre, p.sh duke dalë më shpesh së bashku apo duke marrë pavarësinë e duhur për të dalë me miqtë.

Ndërkohë, lidhur me pyetjen se sa të lumtur ndihen individualisht (secili për vete femra-meshkuj) rezulton një ndarje krejt tjetër gjinore: nënat deklarohen si më të lumturat nga të gjitha kategoritë, ndërsa femrat pa fëmijë më pak të lumturat. Në të kundërt të kësaj, meshkujt me fëmijë deklarohen më pak të lumtur (në diferencë shumë të vogël) se ata pa fëmijë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama