Studimi bota perballe nje dallge kanceri

Studimi, bota perballe nje dallge kanceri

Bota po përballet me një “dallgë” kanceri dhe duhet të mendojë për mundësinë e kufizimit të konsumit të alkoolit dhe sheqerit, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ajo parashikon se numri i rasteve të reja me kancer do të arrijë në 24 milionë në vit deri më 2035, por beson se më shumë se gjysma e rasteve mund të parandalohet. OBSH tha se tashmë ka një “nevojë reale” për t’u përqendruar në parandalimin e kancerit duke luftuar duhanpirjen, mbipeshën dhe alkoolin.

Fondi Botëror i Kërkimit mbi Kancerin tha se ka një nivel “alarmant” naiviteti mbi rolin e dietës te zhvillimi i kancerit. Katërmbëdhjetë milionë njerëz në vit diagnostikohen me kancer, por pritet që kjo shifër të rritet në 19 milionë deri më 2025 dhe me 22 milionë deri më 2030. Bota në zhvillim do të jetë zona ku pritet të shfaqen rastet e reja me kancer.

Sipas ekspertëve, rritja e popullsisë dhe plakja e popullsisë janë dy faktorë që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të diagnostikimit fillestar me kancer. Dhe kostoja e trajtimit të kancerit po rritet me shpejtësi edhe në vendet e zhvilluara. Parandalimi është me rëndësi kritike, thonë ekspertët, por deri tani është neglizhuar deri në një farë mase.

Raporti i OBSH thotë se janë disa fusha që shërbejnë për të parandaluar:

Lufta kundër duhanit
Infeksionet
Alkooli
Obesiteti dhe mungesa e aktivitetit fizik
Radiacioni nga dielli apo skanerat mjekësor
Ndotja e ajrit dhe faktorë të tjerë mjedisor
Prindërimi i vonuar, patja e më pak fëmijëve dhe mungesa e ushqimit me gji
Për shumicën e vendeve, kanceri i gjirit është më i përhapuri mes grave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama