Studimi Veshjet ndikojne te vetevleresimi

Studimi: Veshjet ndikojne te vetevleresimi

Cili është sekreti i vetëbesimit dhe vetëvlerësimit? Disa njerëz besojnë se ka të bëjë me sjelljen e duhur mendore, ndërsa të tjerë hamendësojnë se lidhet me paratë. Por sipas një kërkueseje, përgjigjja është tek veshjet tona. Profesoreshë Karen Pine nga Universiteti i Hertfordshire tha se veshjet e veçanta, përfshirë edhe bluzat me superheronj, i bëjnë njerëzit të kenë më shumë besim tek vetja në të gjitha situatat. Sipas saj deri më tani është e ditur që njerëzit ndikohen nga veshjet tona, por nuk ishte e qartë nëse ato kishin ndikim tek vetë ne. Në një eksperiment të kryer, disa personave iu dha të vishnin një bluzë ku shkruhej “Superman” dhe u zbulua se ata vepronin me më shumë besim tek vetja se ata që kishin veshur bluza të thjeshta. Po ashtu, ngjyrat që veshim kanë shumë ndikim te mendimet dhe krijimtaria jonë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama