Studimi Ushtrimet fizike ndalojne mpirjen e trurit

Studimi: Ushtrimet fizike ndalojne mpirjen e trurit
Ushtrimet fizike janë me dobi për të gjithë ata që tashmë janë rreth të 70-ve. Një studim i bërë së fundmi arriti në përfundimin se truri i personave që e kishin kaluar moshën e pensionit, por që merreshin me aktivitet fizik kishin më pak tkurrje apo mpirje të trurit.

Në studim janë përfshire rreth 638 njerëz të moshës së 70-vjeçare dhe është vënë re se pak ushtrime në ditë mjaftonin për të mos pasur probleme me trurin. Ushtrimet përfshinin ecje të vogla disa herë në javë dhe kaq mjaftonte për të pasur një gjendje mendore më të freskët.

Edhe pse shumica e njerzëve mendojnë se edhe aktiviteti mendor është i dobishëm, neurologët e mohojnë. Specialistët shprehen se të lexuarit e një libri apo plotësimi i një fjalëkryqi janë aktivitete mendore që nuk kanë të njëjtin efekt pozitiv që ka aktiviteti fizik.

Kërkuesit që bënë studimin arritën në konkluzionin që personat që ushtronin aktivitet fizik kishin më pak zona të dëmtuara të trurit, sesa personat që ushtronin aktivitet mendor apo se ata qe nuk ushtroheshin fare.

Dhe për t’u ushtruar nuk është kurrë vonë, pasi ushtrimet rrisin qarkullimin e gjakut në tru duke shpërndarë oksigjen dhe ushqim tek qelizat e trurit cka është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama