Studimi Shtohen rastet e goditjes ne tru tek moshat e reja

Studimi: Shtohen rastet e goditjes ne tru tek moshat e reja
Goditjet në tru janë duke u bërë më të zakonshme në mesin e moshave të reja, me rreth 1 në 5 viktima nën 55 vjeç, sugjeruan kërkimet e ‘American Academy of Neurologu Journal’. Studimi ndoqi 1.3 milionë njerëz në SHBA dhe gjeti se 19% që kishin pësuar një goditje në vitin 2005 ishin të kësaj moshe, më shumë se 13% që ishin evidentuar në vitin 1993.

Kjo ndodh pavarësisht një tendence në rënie të normave të përgjithshme të gjendjes. Shoqata tha se rezultatet ishin alarmante.

Autori i raportit, Dr.Brett Kissela tha: “Arsyet për këtë prirje mund të jetë një rritje në faktorët e rrezikut të tilla si diabeti, obeziteti dhe kolesteroli i lartë”. Studimi shikoi të gjithë njerëzit e moshës mbi 20 vjeç në Cincinnati dhe Northen Kentucky, në tri periudha: në vitin 1993, 1999 dhe 2005. Goditja ndodh në një çast, por efektet e saj mund të zgjasin një jetë, duke lënë shumë gjurmë me afat-gjata siç janë aftësitë e kufizuara.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama