Studim 20 minuta ecje ne dite ju shton jeten

Studim: 20 minuta ecje ne dite, ju shton jeten

Shkencëtarët pretendojnë se vetëm me 20 minuta ecje në ditë mund t’i falni vetes disa vite më shumë jetë. Sipas tyre, mungesa e ushtrimeve fizike, vitet e fundit ka dyfishuar vdekjet, njësoj si obeziteti.

Studimi i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Cambridge, në të cilin morën pjesë 334,000 persona, doli në konkluzionin se një aktivitet modest fizik zgjat jetën, ndërsa përfitojnë më shumë ata që janë në formën e ideale trupore.

Sipas shkencëtarëve, 20 minuta ecje në ditë, mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohëshme me gati një të tretën.

Ekspertët nuk janë ende në gjendje të thonë sesa jetë ekstra mund të përfitohet nga ushtrimet fizike, megjithatë ata deklarojnë se njerëzit obezë mund të kenë ulje të rrezikut të vdekjes së parakohëshme me 16 përqind, ndërsa ata me peshë ideale, deri në 30 përqind.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama