Studentet e Politeknikut proteste per rritjen e tarifes se masterit dhe heqjen e mesatares

Studentet e Politeknikut proteste per rritjen e tarifes se masterit dhe heqjen e mesatares

Studentët e Universitetit  Politeknik kanë organizuar mëngjesin e sotëm një protestë pranë shkollës së tyre ku kërkojnë uljen e tarifës së shkollimit dhe anulimin e VKM që kërkon pagesën e 30 për qind të pagesës së masterit që në momentin e regjistrimit. Po ashtu studentët kanë kërkuar edhe heqjen e kriterit të mesatares për vazhdimin e ciklit të dytë të studimeve, e cila sipas tyre i penalizon. Pas kanë qëndruar para shkollës për më se një orë me pankarta në dorë, studentët janë shpërndarë në mënyrë paqësore nga policia, pasi sipas kësaj të fundit për protestën ne fjale nuk ishte marrë asnjë leje paraprake.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 15.10.2014 përcakton se për të vazhduar studimet master duhet të kesh mesatare mbi 6 jo vetëm gjatë tre viteve të studimit bachelor, por edhe gjatë viteve të gjimnazit, çka është cilësuar e papranueshme nga studentët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama