Struge shqiptari djeg flamurin maqedonas

Struge, shqiptari djeg flamurin maqedonas
Nje shqiptar nga fshati Shum i Struges i ka vene flaken flamurit  shtetëror te Maqedonisë. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te komunes dhe ka per autor shtetasin Minir Ismaili, 47 vjeç, qe eshte ndaluar me pas nga policia. Dëshmitarët kanë theksuar se qyteti në gjendje të revoltuar ka nxjerrë një flamur që kishte me vete dhe i ka vënë flakën në hyrje të godinës së komunës. Organet e rendit pas një bisede informative me qytetarin që kreu aktin e djegies, jozyrtarisht kanë theksuar se bëhet fjalë për person të revoltuar. SPB në Ohër theksuan se së shpejti do të japin detajet mbi aktin e kryer.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama