Stop gjuetise National Geographic Shpetojne miliona zogje qe migrojne

Stop gjuetise, National Geographic: Shpetojne miliona zogje qe migrojne

Në korrikun e vitit të shkuar, National Geographic Italia kishte publikuar një reportazh dramatik të Jonathan Franzen, shkrimtar dhe i apasionuar ndaj shpendëve, në lidhje me zhdukjen në masë të shpendëve dhe zogjve migratorë në shumë zona të Mesdheut. Franzen denonconte në mënyrë të veçantë situatën në territorin shqiptar, që ndodhet në një prej zonave të para për zogjtë migratorë. Për shkak të gjuetisë së pakontrolluar, ku merrnin pjesë edhe shumë gjuetarë italianë, qiejt e Shqipërisë ishin duke u boshatisur.
 
Sot ama, falë edhe një artikulli të Franzen, qeveria e Tiranës ka vendosur që të ndalojë gjuetinë për dy vite. “Është me të vërtetë një lajm i bukur”, ka komentuar shkrimtari. “Shqipëria ishte vendi Europian që kishte më shumë nevojë për ndalimin e gjuetisë me ligj”, shton ai.
 
Përse Shqipëria është kaq e rëndësishme për zogjtë që migrojnë nga Afrika në Europë?


Për të migruar drejt Europës, zogjtë përdorin tre rrugë kryesore, mes të cilave njëra prej më të rëndësishmëve është ajo në Adriatik. Përgjatë gjithë bregdetit të Ballkanit, ndodhen male dhe disa laguna, mes tyre edhe në Shqipëri, ku mendoj se ndodhen zonat më të mira në Europë. Është një zonë tërheqëse për zogjtë që kanë kaluar Mesdheun, përpara se ndërmarrin fluturimin për të kaluar malet dhe për të shkuar në Europën Qëndrore. Gjithmonë ndalojnë këtu për të pushuar dhe për të marrë fuqi, në udhëtimin e fundit të tyre drejt zonave të riprodhimit.
 
Kush janë efektet e gjuetisë në këto migrime të zogjve?


Çdo vit, në pranverë dhe në dimër, miliona zogj kalojnë nëpër Shqipëri, por ama pak dalin të gjallë nga aty. Aty shkojnë tufa zogjshme deri në 50 mijë specie që i ikin dimrave të ashpër, por ata vriten një e nga një. Shikohet se zogjtë tentojnë që të ulen në tokë, por ama rikthehen sërish në det të hapur për shkak të gjyetarëve që janë të vendosur në zonat lagunore dhe në plazhe që i marrin në shënjestër. Ka njerëz që edhe duke udhëtuar ndalojnë makinën në anë të rrugës, zbresin dhe nxjerrin armët dhe qëllojnë zogjtë që janë duke pushuar në ndonjë degë peme. Gjuetia në këto nivele është e papranueshme.
 
Nuk ishin vetëmë shqiptarët që gjuanin ... ?


Shqipëria ishte bërë si një parajsë për gjuetarët italianë pasi Bashkimi Europian, të paktën në letër, ka kufizime në lidhje me gjuetinë e zogjve. Unë isha atje në mars. Ishin disa laguna të mrekullueshme, që duhej të ishin të populluara nga qindra e mijëra zogj, por ishte diçka e ndaluar për shpendët, pasi ishin këta grupe gjuetarësh që natë e ditë lundronin me varkë dhe qëllonin ngado.
 
A mendoni se qeveria do të jetë në gjendje që të mbajë moratoriumin?


Është shumë e lehtë: nëse dëgjon një krismë armë, dihet që është duke u thyer ligji. Për një vend relativisht të varfër, që ka një nivel të ulët për respektimin e ligjit e vetmja zgjidhje është një moratorium total. Disa vite më parë për të luftuar kontrabandën, Shqipëria vendosi të bllokojë varkat e vogla që të largoheshin nga bregu, sepse zgjidhej problemi se kush dilte në det e kush jo. Mendoj që ndalimi i gjuetisë do të ketë një impakt pozitiv.


Pas një viti, lagunat shqiptare duhet të jenë plot ose të paktën përgjysëm të mbushura me zogj. Në Shqipëri habitatet që janë në gjendje kritike janë të mbrojtura. Autoritetet e ministrisë shqiptare të Ambientit janë treguar të zgjuara. Kanë thënë: “Edhe nëse nuk kemi njerëz mjaftueshëm që të sigurojmë respektimin e ligjit, ne do të fillojmë që ti rikonstruktojmë këto rezervate të paktën në letër, kështu që kur gjërat të përmirësohen do të kemi bërë një pjesë të punës”. Aktualisht habitatet që janë të mbrojtura mund t’iu sigurojnë vend të sigurtë miliona zogjve migratorë.
 
Sa kohë mendoni se do të duhet që të kemi një rekuperim të plotë të popullisë?


Unë nuk jam një shkencëtar, e kështu që nuk mund të bëj një parashikim. Por ama di që zogjtë migratorë kanë një kapacitet të madh rigjenerimi. Nëse një rosë do të mund të pushojë, të ushqehet dhe të rikuperojë forcat për disa ditë në Shqipëri përpara se të se të nisë rrugën e saj, kur të mbërrijë në vendin e saj do të mund ti japë jetë më shumë se 5 zogjve, gjysma prej të cilëve zakonisht mbijetojnë deri në udhëtimin e pranverës. 
 
Në cilin vend tjetër duhet që të vendoset një moratorium gjuetie?


Nëse e shikojmë nga numri i zogjve të vrarë, Egjipti është sigurisht vendi i Mesdheut me situatën më të keqe. Por duke parë parë situatën politike është e vështirë që të marrin masa serioze për këtë situatë. Vetëm mund të shpresojmë që disa mjete teknologjike që shërbejnë që të thërrasin zogjtë apo rrjeta të padukshme të shpallen të paligjshme në mënyrë që të shpëtohet jeta e mijëra shpendëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama