Në studimin 40-vjeçar të shkencëtarëve britanikë janë vëzhguar 9 mijë persona duke nisur nga mosha 11 vjeç. Pasi u pyetën për aktivitetin fizik, atyre iu bënë pyetje që vinin në provë kujtesën dhe vëmendjen. U pa që personat që stërviteshin rregullisht i kaluan më mirë këto teste.
Dr. Alex Dregan u shpreh për ‘Daily Mail’: “Studimi tregon se çdo aktivitet fizik i bën mirë trurit. Normalja është një stërvitje 5 herë në javë prej 30 minutash, por edhe sikur një herë në javë të ushtrohesh, shihen përfitime në të ardhmen.”