Stephen Hawking Grimca qe mund te shkaterroje Universin

Stephen Hawking: Grimca qe mund te shkaterroje Universin

Profesori Stephen Hawking thotë se nëse ekziston diçka që mund të shkatërrojë përbërjen e universit, ajo është pikërisht e ashtuquajtura “Grimcat e Zotit”, shkruan "Daily Mail".

Fusha magnetike e zbuluar në vitin 2012 nga shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit është një nga misteret, por edhe një nga rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit.

“Grimcat e Zotit” në gjuhën shkencore njihen si "Higgs Boson" dhe përbëjnë një fushë magnetike me nivele shumë të larta energjie. Ajo nuk mund të shihet në univers, por prania e saj është edhe shpjegimi i funksionimit të "motorit" të universit. Ajo është shumë e ngjashme me fushën magnetike, por ndryshe prej saj, nuk mund të komandohet. Nëse ndodh shpërthimi i energjisë së saj prej 100 miliardë giga-elektron-volt, atëherë shkatrrimi i universit është i sigurtë.

Sipas shkencëtarit Hawking, askush nuk mund të parashikojë aktivitetin e kësaj fushe, por fakti që ajo është në qetësi nuk do të thotë që ne duhet të flemë të qetë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama